Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Bëhu pjesëtar i Operacioneve Speciale të FSK-së

Shk 15, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji Operacionet Speciale të FSK do të zhvillojnë procesin selektues i cili përzgjedh vajzat e djemtë e FSK që dëshirojnë të bëhen operatorë të së ardhmes.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë proces i cili është i ndërtuar sipas standardeve më të larta ushtarake, mund të marrin pjesë të gjithë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1) dhe se pas këtij procesi, ushtarakët e përzgjedhur kanë mundësinë të vazhdojnë Kursin Bazë të Forcave Speciale në Republikën e Shqipërisë.

 

Tregoni potencialin tuaj dhe bëhuni pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së!

 

Të qenurit Operator Special nënkupton që duhet të jeni i motivuar, me guxim të palëkundur, të kesh aftësi bashkëpunuese dhe të menaxhoni në situatat me presion të lartë.

 

Pjesëtarët e përzgjedhur do të kenë mundësinë për trajnime në fusha të ndryshme me partnerët tanë lokal dhe ndërkombëtar duke shkëmbyer përvoja dhe shkathtësi në mënyrë që vendi ynë të gëzojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

 

Zhvillimi i karrierës suaj është në dorën tuaj. Shërbeni paqes dhe stabilitetit brenda dhe jashtë vendit në mënyrë profesionale krah për krah me njësinë tjera elitare të FSK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM