Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Jemi me popullin ukrainas dhe do të ofrojmë çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona

Shk 15, 2023

Në Bruksel në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në mesin e ministrave dhe shefave të mbrojtjes të 54 shteteve, morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shoqëruar nga shefat e kabineteve të tyre, Hasan Hoxha dhe gjeneral brigade Ilir Qeriqi.

Takimi u kryesua nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Mark Milley, të cilët theksuan edhe një herë rëndësinë që secili prej shteteve të ofroj të gjithë ndihmën e nevojshme për Ukrainën dhe popullin ukrainas të cilët po përballen me agresionin rus, një lufte të padrejtë që duhet dhënë fund.

Mes të tjerash, sekretari Stoltenberg, gjatë fjalimit të tij, tha se nuk kemi kohë për të humbur, dhe se përmes shpejtësisë së veprimeve tona do të shpëtojmë jetë.

Në kuadër të takimit, ministri Mehaj theksoi se pajtueshmërinë e plotë me këto qëndrime, dhe se gjatë takimeve që bashkë Gjenerallejtënant Jasharin kishte me Sekretarin Stolterberg dhe homologun kroat, letonez, ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në NATO , Visho Ajazi Lika edhe një herë shprehu gatishmërinë tonë si Qeveri e si Ministri e Mbrojtjes që në çdo kohë të strehojmë 5000 refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojmë mbështetjen përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma që mund të shpëtoj jetë e t’i jep fund terrorit, tha ndër të tjera ministri Mehaj, duke përfunduar se jemi me popullin ukrainas dhe do ofrojmë çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM