Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia në Kuvendin e OMK: Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi

Shk 15, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ishte i pranishëm në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK).

Me këtë rast ministri iu drejtua anëtarëve të OMK-së me një fjalë rasti ku i falenderoi mjekët për kontributin e dhënë në sistemin shëndetësor, në mënyrë të veçantë në vitet e fundit gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

Ai tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me Odën e Mjekëve me qëllim të avancimit të sistemit shëndetësor publik në vend.

“Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, duke filluar me miratimin e Ligjit për Pagat, ku mjekëve për hërë të parë pas luftës, konsideroj se u jepet rëndësia që ata e kanë dhe pagesa më dinjitoze, për të vazhduar me investime në infrastrukturën shëndetësore”, tha ministri Vitia.

Nga ana e tij, kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu, falenderoi ministrin Vitia për praninë në Kuvendin e Odës së Mjekëve dhe shtoi se do të jenë aleat të Ministrisë së Shëndetësisë ngaqë shëndeti publik është interes i përbashkët, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM