Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia nderoi veprën e profesionistëve shëndetësor para obeliskut në përkujtim të sakrificës dhe kontributit të tyre ndër dekada.
Pandemia Covid-19 ishte veç një prej sakrificave të stafit shëndetësor për të shpëtuar jetë që rrezikoheshin nga një armik i padukshëm. Por, me të njëjtin zell dhe përkushtim deri në vetëmohim, ata vepruan ndër dekada, pavarësisht represionit të dikurshëm që përfshinë periudha tragjike për vendin tonë.
Puna dhe shëmbëlltyra e tyre është inspirim për brezat e rinj në rrugën që duhet të ndjekim në të ardhmen.
Profesionistët shëndetësor ndër vite vendosën bazat dhe themelet jo vetëm të sistemit të shëndetësisë, por edhe të atdhedashurisë.
Në këtë ngjarje, ministri Vitia deklaroi se mbetet obligim i ynë moral dhe profesional që me punë të dëshmojmë respektin ndaj tyre. Sipas tij, kjo arrihet duke punuar bashkërisht për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve dhe investimeve për të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.




