Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në seancën solemne të Kuvendit të Kryeqytetit me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë, e nisur nën tingujt e Orkestrës së fëmijëve “ Amadeus” në bashkëpunim me shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, Kryeqyteti me krenari i ndau Hazir Reka mirënjohje për kontributin e admirueshëm jetësor për me i dokumentu, me një përkushtim të pashoq dhe me një stil të jashtëzakontë, sfidat, orvatjet, por edhe ngadhënjimet e Kosovës gjatë gjithë këtyre katër dekadave të fundit.
Ju faleminderit për kontributin tuaj, z. Reka dhe faleminderit artistëve të vegjël shumë të talentuar për emocionet që na dhuruan!






