Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Begaj: Shqipëria i gëzohet sukseseve të Kosovës dhe i qëndron pranë synimeve të saj

Shk 17, 2023

Në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Takimi filloi me falënderimin e kryeministrit Kurti për vizitën dhe për pjesëmarrjen e presidentit Begaj në kremten zyrtare të përvjetorit të Pavarësisë. Duke i uruar kryeministrit Kurti dhe popullit të Kosovës 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, presidenti Begaj u shpreh se Republika e Shqipërisë i gëzohet sukseseve të Kosovës dhe i qëndron pranë në synimet e saj.

Ata folëm për marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë por edhe për domosdoshmërinë e kohës për sa më shumë koordinim dhe bashkërendim.

15 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova dhe Shqipëria kanë gjithsej 171 marrëveshje, protokolle e memorandume në fusha si ajo e sigurisë, tregtisë, arsimit e kulturës. Vetëm në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje, zbatimi i të cilave ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e më gjerë dhe ka zgjidhur problematika të mbartura ndër vite.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe presidenti Begaj diskutuan për rëndësinë e zbatueshmërinë sa më lartë të marrëveshjeve të nënshkruara e prej të cilave përfitojnë para se gjithash e më së shumti qytetarët.

Çështje trajtimi ishin edhe zhvillimet politike në të dy vendet por edhe në rajon, sikurse edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti e falënderoi presidentin Begaj për interesimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij për Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM