Build Skills with our trainings

Sign up now!

Universiteti i Prishtinës nderon Sir Michael Wood me titullin “Doctor Honoris Causa”

Shk 17, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Michael Wood, për rolin e tij në avancimin e paqes dhe drejtësisë përmes të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Ministrja Arbërie Nagavci në fjalën e saj përshëndetëse tha se, sot nderojmë me titullin Doctor Honoris Causa një personalitet me vlera të veçanta për historinë dhe popullin e Kosovës, një personazh që ka luajtur rolin kryesor në një ngjarje që simbolizon triumfin historik të drejtësisë –Sir Michael Wood.

Nagavci theksoi se, nuk është e lehtë të përmblidhet në një fjalim të vetëm kontributi i mysafirit tonë të nderit në historinë moderne të Kosovës, pasi ai është një personalitet ndërkombëtar i kalibrit të lartë, me shumë dekada përvojë në fushën e drejtësisë si në vendin e tij amtar, ashtu edhe në Evropë dhe në botë.

Ndër të tjera, Ministrja foli edhe për kontributin e madh të Sir Michael Wood, jo vetëm për Kosovën, por edhe më tej në rajon, me përfshirjen e tij në proceset e Dejtonit dhe Rambujesë, duke shtuar se, ai vazhdimisht ka marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të vënë në vend drejtësinë dhe të drejtat e popujve për vetëvendosje.

“Nuk është rastësi që Michael Wood mban titullin ‘Sir’. Prej tani e tutje, ai do të mbajë edhe një titulli të ri nga Universiteti i Prishtinës. Populli i Kosovës di të jetë falënderues, dhe këtë e bën me zemër. Një gjë të tillë sot e shprehim publikisht dhe botërisht, duke i dhënë titullin Doctor Honoris Causa njeriut që aq shumë e mbështeti Kosovën në kauzën e saj të drejtë të pavarësisë”, tha ministrja Nagavci.

Nagavci gjithashtu tha se, për popullin e Kosovës, Wood zë një vend të veçantë si udhëheqës i ekipit ligjor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me Opinionin historik të kësaj Gjykate për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM