Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Junaid bisedojnë për marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Pakistanit

Shk 22, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri jo rezident të Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e uroi për detyrën e re.

Duke e vlerësuar Pakistanin si shtet partner dhe popull mik, kryeministri Kurti e falënderoi për mbështetjen ndaj vendit tonë, sidomos për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe përkrahjen e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare.

U bisedua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për zgjerimin e tyre, veçanërisht në bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbime tregtare, si dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Kryeministri Kurti theksoi indikatorët pozitivë ekonomik në vendin tonë dhe potencialin për investime, duke veçuar pozitën e favorshme gjeografike dhe popullsinë e re të talentuar.

Ambasadori Junaid shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin ndërmjet Pakistanit dhe Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për intensifikim të mëtejmë. Duke vlerësuar progresin mbresëlënës në vendin tonë, ai theksoi vullnetin e Pakistanit për të mbështetur zhvillimin në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM