Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 30 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë

Pri 5, 2023

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, gjatë trajtimit të një informate, kanë arritur ta lokalizojnë e më pas ta arrestojnë një person nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale.

Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës. Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM