Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka prezantuar grupin muzikor “Beatmusic”.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se ekuipazhi përbëhet nga SHBA, Kosova, Serbia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe është një demonstrim i dukshëm dhe i qartë i solidaritetit dhe partneritetit që mund ta arrijmë përmes muzikës.
“I lumtur t’i urojmë mirëseardhjen në Kosovë.
Mos e humbisni koncertin të premten më 7 prill në orën 20:00 në Pallatin e Rinisë”!, ka thënë Hovenier.






