Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një të dyshuar në veri për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike

Pri 5, 2023

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë zhvilluar një operacion policorë, të koduar me emrin ‘Shpata’, në rajonin e Mitrovicës Veri, me qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të atij operacioni policor ishte arritur të zbuloheshin tre laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të. Gjatë realizimit të operacionit policorë në fjalë, policia kishte arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj serb.

Në vazhdën e hetimit të rastit të lart-cekur, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar (të dyshuarin e tretë): R.K., (viti i lindjes 1968, mashkull serb kosovar).

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale: ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ‘’kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit’.

Pas, intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM