Në ambientet e Stacionit Policor ‘Qendra’ në Prishtinë, ka filluar nënshkrimi i kontratave të marrëdhënies së punës në Policinë e Kosovës për kadetët policorë, respektivisht për gjeneratën e 58-të.
Pas nënshkrimit të kontratave pjesëtarët e rinj të PK-së në një numër prej gjithsej 449 kadetë policorë do të fillojnë trajnimin bazik me datën 12.04.2023. Kjo gjeneratë ka në përbërje kadetë të cilët janë ftuar nga lista e pritjes së konkursit të shpallur në vitin 2021 si dhe konkursit të shpallur në vitin 2023 për minoritete.
Policia e Kosovës, të gjithë kandidatët që nuk kanë pasur mundësi të punësimit në Policinë e Kosovës, i inkurajon që të aplikojnë në konkurset e radhës për t’u bërë pjesë e PK-së, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






