Build Skills with our trainings

Sign up now!

Termokos: Në fundjavë mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, shkak zgjerimi i rrjetit të ngrohjes

Pri 6, 2023

NP “Termokos” SH.A. njofton opinionin e gjerë se të shtunën dhe të dielen më 08 dhe 09 prill, për shkak të punimeve, që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, përkatësisht në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”.

NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit në këtë rrugë, thuhet në komunikatën për media e NP Termokos-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM