Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se nga data 12 deri me 16 prill, Kori Siparantum do të ngjitet përseri në skenën e Filharmonisë së Berlinit.
Para koncertit kryesor që do të udhëhiqet nga kompozitori dhe dirigjenti i njohur, Ēriks Ešenvalds, paraprijnë dy koncerte me vepra të ndryshme stilistike.
Me qëllim të promovimit të kulturës dhe vlerave tona artistike, MKRS është një nga mbështetësit e këtij rrugëtimi të korit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






