Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ka thënë se ne festojmë trashëgiminë e pasur të komunitetit rom, duke pranuar sfidat dhe diskriminimin me të cilin ata vazhdojnë të përballen.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se mbetet për t’u bërë më shumë për të siguruar që romët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime qeveritare.






