Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti ishte i ftuar në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro – Turke

Pri 8, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishin të ftuar në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro – Turke. I pranishëm në këtë iftar ishte dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Ai i uroi të pranishmit për muajin e Ramazanit.

“Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu falënderimin për mundësinë që të jetë bashkë në këtë iftar.

Kryeministri Kurti ka thënë se edhe ky iftar në të cilin jemi bashkë është dëshmi e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, të cilët ne gjithmonë përpiqemi t’i forcojmë në çdo aspekt,m thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, ju faleminderit shumë që na keni bërë bashkë në këtë iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

 

Ne jemi shumë të gëzuar e të nderuar që jemi në të njëjtën tryezë me të gjithë juve, ndërkaq, këtu fare pranë i kam edhe shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Angili dhe kryetarin e Odës Tregtare Kosovë – Turqi, z. Balkiz.

 

Edhe ky iftar në të cilin jemi bashkë është dëshmi e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, të cilët ne gjithmonë përpiqemi t’i forcojmë në çdo aspekt. Më lejoni që ta përshëndes edhe një njeri shumë të veçantë, Skënder Janovën, baba i të cilit ka lind në Janjevë e ky tash jeton në Bajram Pasha të Stambollit. Dhe, nuk e lëshon asnjë shanse që të kthehet në vendlindje e të takohet bashkë me ne.

 

Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit. Zoti ua bëftë kabull të gjithëve. Allahu kabull.​

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM