Build Skills with our trainings

Sign up now!

MM: FSK demonstron aftësitë për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor

Pri 8, 2023

Forca e Sigurisë së Kosovës, në praninë e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit, dhe oficerëve tjerë të Forcës, organizuan aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.

Garda Kombëtare që është njësia kryesore e FSK-së, me kapacitete të reagimit në emergjenca civile duke përfshirë kapacitet e njësisë së Kërkim Shpëtimit (KSH), në bashkëpunim me njësinë e Operacioneve Speciale, me qëllim të demonstrimit të aftësive për planifikim dhe ekzekutim të operacioneve të KSH malor demonstruan:

Evakuimin e të lënduarve me teleferik; Operacionet me motor-ski; Operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qenë); Kërkim-Shpëtimi në Ortek; Trajtimin e të lënduarve, Qitjet me precizitet të lartë dhe aktivitete tjera.

Ky aktivitet gjithashtu shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritete Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës.

Komandanti i FSK, përgëzoi udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi, duke kujtuar që ky kapacitet është shumë i vlefshëm dhe i nevojshëm në mbështetje të autoriteteve civile, dhe si i tillë kërkon aktivitete të tilla për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM