Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani rithekson përkushtimin e saj për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom

Pri 8, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve ka pritur në zyrën e saj një delegacion të përberë nga përfaqësues të komunitetit rom në Kuvend, Qeveri si dhe shoqëri civile, të kryesuar nga deputeti Ergjan Galushi.

Presidentja Osmani shprehu urime të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke i falënderuar pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për kontributin e tyre, angazhimin dhe rolin e tyre në procesin e shtetndërtimit në vendin tonë.

Presidentja ritheksoi përkushtimin e saj për rritje të bashkëpunimit dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom, përfshirë mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës rome, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

Bahtalo 8 Aprili – Lumiako Dive e Romengo
Urime 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM