Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale Sejdë Tolaj me bashkëpunëtorë priti në takim një delegacion nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore nga Shqipëria e kryesuar nga dejtoresha Jetmira Bebeci e shoqëruar me shefat e Sektorëve.
Gjatë vizitës Tolaj njofoi nga afër delegacionin nga Shqipëria me aktivitetet dhe shërbimet që është duke ofruar AKPPM në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të qytetareve, që njëherit është edhe mision i këtij insitucioni të rëndësishëm.
Po ashtu pas një pune intenzive dy ditore Agjencitë e të dyja vendeve arritën të konkretizojnë fushat e bashkëpunimit reciprok të shoqeruar me plan veprimi.
Laboratori i Kontrollit të Cilësisë së Barnave, Farmakovigjilenca dhe Paisjet Mjekësore do të janë prioritet në bashkëpunimin e stafit të këtyre insitucioneve gjatë këtij viti kalendarik.
Këto aktivitete të perbashkëta bashkëpunimi po bëhen para takimit të dy Qeverive të Kosoves dhe Shqipërisë, ku permes dy ministrive respektive që nga viti 2022 Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrvëshjen e bashkëpunimit në fushën e produkteve dhe paisjeve medicinale, thuhet në komunikatën për media e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale.




