Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë duke thënë janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi.
Presidentja Osmani ka thënë se festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.
Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati!
Për shumë motë, gëzuar Pashkët!




