Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar pas plagosjes së serbit në veri të vendit.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se SHBA-të janë të shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan/Zveqan.
Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik.
Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi.
Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm.
Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur.
Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë.