Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati: Sipas raportit të Bankës Botërore, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022

Pri 11, 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022.

Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet, megjithatë, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë. Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM