Pas prezantimit të suksesshëm me dy koncerte në Lisbonë, Braga dhe dy të tjera në Tiranë, Kori i Filharmonisë së Kosovës vazhdon turneun me një tjetër prezantim të rëndësishëm në Selanik, kjo në bashkëpunim me Korin e Përzier dhe Orkestrën Shtetërore të Selanikut.
Nën drejtimin e mjeshtrit grek Vladimiros Symeonidis, ky bashkim në mes të institucioneve muzikore të dy vendeve sjell intepretimin e ‘Stabat Mater’ nga G. Rossini.
Koncerti mbahet në Auditoriumin e Madh të Sallës së Koncerteve të Selanikut, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






