Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Prezantohet projekti KSV-022 i Qeverisë së Luksemburgut për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë

Pri 13, 2023

Para ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe Sekretarit të Përgjithshëm Dr. Naim Bardiqi, në prezencë të ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë Eric Dietz, ekipi i ekspertëve të angazhuar nga LUX-Dev u prezantua propozimi për projektin “KSV-022 Project (2023-2025)” që pritet të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në tre vjetët e ardhshëm.

Vlera e projektit do të jetë 6 milionë euro, i financuar nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut.

Qëllimi i projektit do të jetë në ofrimin e kontributit për “Përmirësimin e qasjes në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor për popullatën e përgjithshme”.

Objektiva e projektit synon të përmirësoj cilësinë e shërbimeve shëndetësore përmes inovacionit dhe digjitalizimit.

Rezultati i këtij projekti do të jetë themelimi i Qendrës së Dijes dhe Inovacionit për shërbime shëndetësore cilësore në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM