Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person dhe konfiskohen lëndë narkotike, në një lagje të Prishtinës

Pri 13, 2023

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e trajtimit të një rasti, kanë siguruar nga organet e drejtësisë leje për kontrollin e banesës së një të dyshuari.

Në prezencë të dëshmitarëve, është kontrolluar një banesë në një lagje të Prishtinës dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:

37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg,

një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr,

një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr,

8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr,

2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr,

një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Hetuesit policorë kanë arrestuar L. M., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Rasti është në trajtim nga policia. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM