Drejtoria e Inspekcionit -Komuna e Prishtinës ka filluar aksionin e radhës në mbrojtje të ambientit në kryeqytet duke zhvilluar kontrolle në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë këtij aksioni janë parandaluar dhe janë gjobitur por edhe detyruar të pastrojnë lokacionin persona fizik por edhe operatorët të cilët kanë hedhur dheun dhe mbetje të tjera inerte.
Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë javëve dhe muajve në vijim dhe masat do të jenë të ashpra prandaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe vendimet e organeve kompetente të kryeqytetit sipas të cilave janë të përcaktuara lokacionet në të cilat mund të hidhet dheu dhe mbetjet inerte, thuhet në postimin në Facebook të Drejtoria e Inspekcionit -Komuna e Prishtinës.






