Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Marrëveshje bashkëpunimi për onkologjinë e fëmijëve

Pri 14, 2023

Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit për Programin e Binjakëzimit në lidhje me onkologjinë pediatrike, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës nënshkruan Memornadumin e bashkëpunimit me Qendrën “Prinses Máxima” dhe “World Child Cancer-NL” të Utrecht, Holandë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, U.D. drejtoresha e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Z. Ferry van Schoonhoven, Kryetar i “Princess Máxima” për onkologji pediatrike dhe Znj. Gita Gallé, COO dhe CFO.

Kjo marrëveshje ka për synim partneritetin ndërmjet palëve, optimizimin e kujdesit mjekësor për fëmijët me sëmundje malinje që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mënyrë që të rritet shkalla e mbijetesës për këta pacientë dhe të përmirësohet kujdesi për ta.

Memorandumi do të ndikojë drejtpërdrejt në trajnimin, edukimin dhe këshillimin e mjekëve, infermierëve, teknikëve, hulumtuesve dhe profesionistëve të tjerë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në fushën e shërbimeve onkologjike për fëmijë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM