Build Skills with our trainings

Sign up now!

Marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Pri 14, 2023

QKRMT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës sot me rastin e zyrtarizimit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, bashkë me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe organizatat anëtare të Platformës “Bëhu Zëri Im”, organizoi marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Motoja e marshit: “Të rinjtë në mbështetje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka për qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.

Qysh në vitin 2019, QKRMT ka avokuar në vazhdimësi që 14 Prilli të njihet si Ditë e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës, ku më pastaj me propozimin e Vjosa Osmani Presidente e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim që 14 Prilli të jetë Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Zyrtarizimi i kësaj dite të veçantë dedikuar ekskluzivisht të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës, njëkohësisht është edhe njohje simbolike e peripecive, dhimbjes dhe vuajtjes nëpër të cilat kanë kaluar të mbijetuarit. Gjithashtu, shënimi i kësaj dite do të jetë moment i rëndësishëm në dokumentimin e të vërtetës dhe thirrjes së memories kolektive.

Gjithashtu, rëndësia e shënimit të kësaj dite konsiston në rritjen e ndërgjegjësimit dhe mund të jetë pjesë e përpjekjeve më të gjera të transformimit shoqëror. Padyshim, që 14 Prilli do të ketë një ndikim të rëndësishëm te individët, komunitetet dhe shoqëria dhe do të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të drejta që njohin dhe adresojnë padrejtësitë dhe vuajtjet e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, thuhet në postimin në postimin në Facebook të QKRMT-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM