Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi, i cili ka për qëllim të rrisë dhe krijojë bashkëpunimin në mes të MM-se dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, SHSKUK merr përsipër trajtimin mjekësor të personelit të MM-së dhe FSK-së, sa herë që palët kanë nevojë.
Gjithashtu, në kuadër të fushave të bashkëpunimit, SHSKUK do të përkrahë MInistrinë e Mbrojtjes në edukimin e stafit profesional mjekësor për fushat që ka interes dhe në ngritjen e shkathtësive profesionale, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






