Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK reagon ndaj gjuhës seksiste kundrejt ministres Haxhiu

Pri 19, 2023

Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK ka njoftuar se në portalin “Nacionale” gjatë një reportazhi, gazetarja si fokus të temës e kishte pamjen e jashtme, më specifikisht flokët e ministres Haxhiu në kohën kur ministrja doli nga konferenca, ku temë ishte Qendra për Punë Sociale.

Ne si Rrjet i Grave të Kosovës reagojmë ndaj këtij trajtimi dhe gjuhës seksiste që u përdor ndaj ministres Haxhiu. Poashtu, u bëjmë thirrje mediave në Kosovë që në vend se të merren me pamjen e jashtme të grave, të raportojnë mbi punën e rëndësishme të secilës grua të angazhuar në sferën publike.

Ministrja Haxhiu gjatë pyetjes së gazetares për flokët e saja, ia ktheu se “Më mirë është që t’i njoftoni qytetarët e Republikës së Kosovës se çka po ndodh me Qendrat për Punë Sociale dhe cilat janë rekomandimet që dolën nga konferenca, sesa të merreni me flokët e mia, sepse kjo është punë e imja personale”.

Gratë vazhdojnë të jenë pjesë konstruktive e proceseve politike në Kosovë, andaj RrGK reagon ashpër kundër çdo tentative për zhvleftësimin e rolit të tyre politik përmes akteve të tilla.

Ne duhet të luftojmë gjuhën dhe mendësinë që ende vazhdon ta portretizojë gruan brenda një kornize të caktuar. Duhet t’i themi jo tendencave të cilat synojnë të tregojnë se si gratë duhet të duken, apo se si duhet të sillen për të qenë të pranueshme nga shoqëria, pasi që në të kundërtën kontributi i tyre vihet në dyshim.

Kjo mendësi edhe një herë dëshmon se sa shumë duhet të bëjmë në rrugëtimin dhe misionin tonë për të thyer pabarazitë dhe paragjykimet e tilla gjinore, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM