Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se përmes Programit Kombëtar të Muzeve investimet po i vazhdojnë edhe në shumë muze, me shtrirje në gjithë territorin e shtetit. Muzetë Etnografik në Pejë, Deçan e Gjakovë, Muzeu i Burgut të Prishtinës, Muzeu i Nënës Terezë në Prizren janë disa nga shembujt e punëve të mira të MKRS-së, e këtë vit vendit tonë iu shtua edhe një muze unik, ai i Hidroelektranës në Prizren.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se teksa gjatë tërë vitit angazohemi për formësimin dhe krijimin e të ardhmes së qëndrueshme përmes programeve të shumta kulturore, ekspozitave e kontakteve me komunitetin, sot le të festojmë për muzetë, profesionistët e këtyre institucioneve dhe vizitorët tanë.
Në vijim, themelimi i Muzeut të Artit Bashkëkohor, i Rrjetit të Muzeve Publik të Kosovës e shumë angazhime tjera për të zhvilluar përtej potencialin transformues që kanë muzetë për zhvillim dhe mirëqenie të qëndrueshme, ruajtje të trashëgimisë sonë kulturore, identitetit dhe historisë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve po ju prezantojmë pamjet e ekspozitës së përhershme brenda Muzeut Arkeologjik të Prizrenit, që pasqyron trashëgiminë e pasur që ka vendi.






