Build Skills with our trainings

Sign up now!

KOMF hap fushatën nacionale vetëdijesuese “Në dorën tane”

Qer 7, 2023

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka hapur sot fushatën nacionale vetëdijesuese “Në dorën tane”. Përmes kësaj fushate, KOMF synon që të mobilizojë vendimmarrësit dhe përgjegjësit kryesorë për sigurimin e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht fëmijët, për ndërhyrjet emergjente të domosdoshme në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, të qëndrueshme e cilësore.

Hapja e fushatës u bë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku është shfaqur një video vetëdijesuese dhe është vendosur një instalacion që u drejtohet institucioneve dhe shoqërisë përmes mesazheve për dhe nga fëmijët e cenueshëm. Instalacioni paraqet situatën e fëmijëve të cenueshëm, të dhëna mbi dhunën, punën e rënde, aftësinë e kufizuar, përdorimin e substancave narkotike nga fëmijët, fëmijët në konflikt me ligjin etj. Në hapje të fushatës, KOMF dhe organizatat anëtare folën para mediave lidhur me gjendjen e fëmijëve dhe të familjeve të cenueshme, si dhe hapat që duhet të ndërmerren tutje nga institucionet për sigurimin e shërbimeve sociale cilësore.

Në ditët në vijim, KOMF do të përçojë mesazhe, të dhëna dhe rekomandime për fuqizimin e shërbimeve sociale përmes rrjeteve sociale, televizionit dhe takimeve me qëllim vetëdijesues.

Kjo fushatë mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, thuhet në komunikatën për media e KOMF-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM