Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Kuvendi miraton projektligjin për çmimet e barnave

Qer 7, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave.

Me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, çmimi i barnave në Kosovë do të nivelizohet dhe do të jetë i njëjtë me çmimin në shtetet referente të rajonit.

Ulje në përgjithësi e çmimeve të barnave që ndikon drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve tona.

Vendosja e çmimeve tavan për kontraktim të barnave nga ana e institucioneve shëndetësore publike.

Vendoset baza për rimbursimin e barnave nga ana e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Vendosë konkurrencën mes barnatoreve komunitare në nivel profesional, e jo me ndryshim në çmime siç ka qenë praktikë e deritanishme, por edhe me shërbime.

Çmimet e barnave të përballueshme dhe të unifikuara. Ndërsa, për herë të parë në vendin tonë krijohet një sistem rregullativ për çmimin e barnave, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM