Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor

Qer 7, 2023

Ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë publikuar në Platformën e diskutimeve publike Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor, ata do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësite e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës. Ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).

 

Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave.

 

Ky udhëzim administrativ do të jetë i hapur në Platformën e diskutimeve publike deri më 16.06.2023.

 

Ftoj të gjithë të interesuarit që të dërgojnë komentet dhe sygjerimet e tyre në këtë link: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41864

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM