Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston dy persona dhe sekuestron një armë dhe 13 gram substancë narkotike

Qer 7, 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar një armë, municion dhe 13 gram substancë e dyshuar narkotike.

Një veturë nuk ishte ndalur në shenjën e dhënë nga policia për tu ndalur në pikë kontrolli në rrugën “Ymer Pula”. Patrulla policore është vënë në ndjekje dhe kanë arritur të ndalojnë veturën në fjalë të cilën e ngiste i dyshuari K. XH., i lindur në vitin 1999, shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 13 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Patrulla policore në një pikë kontrolli në rrugën “Gjon Nikoll Kazazi” në Gjakovë, ka ndalur një veturë dhe në posedim të shoferit (mashkull i moshës madhore), është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe tridhjetë e tetë (38) copë fishekë.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent me vendimin e të cilit armët, municioni dhe substanca e dyshuar narkotike janë konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM