Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin e dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina”.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, pranoi sot Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, të cilin pata nderin t’ia ndajë në emër të popullit të Kosovës.Ky Urdhër i është ndarë për mjeshtërinë e jashtëzakonshme në artin e fjalës, shprehur gjithandej veprave të tij, për përkushtimin me të cilin e ka mbrojtur të drejtën e Kosovës, si dhe për vlerat letrare e intelektuale me të cilat është paraqitur nëpër botë dhe me të cilat e ka lartësuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar.
Mbledhja jonë në këtë sallë nga shqiptarë të të gjitha zonave të Ballkanit tregon këtë triumf të gjatë shekullor të kombit shqiptar. Nga një triumf i tillë asnjë komb nuk heqë dorë. Ky është një triumf për veten e vetë, për lirinë e vetë, për gëzimin e vetë, për të ardhmen e vetë.
Me një fjalë është një triumf për atë që quhet qytetërim njerëzor universal i kësaj bote ku jetojmë.”






