Komuna e Prishtinës njofton se ka filluar renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në lagjen Taukbahqe.
Komuna kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të shmangin kalimin në zonat e punës, në mënyrë që ata të mund të punojnë me lehtësi dhe pa rrezikshmëri, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës, Drejtoria e Sportit.
Së shpejti do ta gëzojmë së bashku .
Prishtina, qytet i SPORTIT






