Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci pret në takim nënkryetarin e Federatës së Mësuesve të Illinois me bashkëpunëtorë

Qer 8, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim nënkryetarin e Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illinois, Dan Montgomery me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të SBASHK-ut.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka folur për veprimet e ndërmarra sa i përket përmirësimit të pozitës së mësimdhënësve, përmirësimin në infrastrukturën ligjore dhe fizike, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Me këtë rast, përmendi veprimet konkrete siç janë: zhvillimi profesional i mësimdhënësve, rritja e pagave me Ligjin e ri për paga, finalizimi i legjislacionit në lidhje me licensimin e mësimdhënësve.

Po ashtu i njoftoi për ruajtjen e normave për mësimdhënësit që u rrëzikoheshin vendet e punës si dhe ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera, ministrja theksoi se rezultatet e nxënësve në Kosovë nuk janë të kënaqëshme andaj, duhet angazhim i të gjithëve në përmirësimin e tyre.

Nënkryetari e Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illinois, Dan Montgomery tha se, mirëpret gatishmërinë e ministres Nagavci për të bashkëpunuar sa i përket përmirësimit të cilësisë në arsim, ndërsa e falënderoi për prezantimin e punëve të cilat janë ndërmarrë në këtë drejtim, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM