Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama ndan titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës” Lordit britanik Paddy Ashdown

Qer 11, 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës” Lordit britanik Paddy Ashdown, për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë. Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën.

 

E meqë Lordi Ashdown nuk jeton më, na nderon me praninë e saj në sallë, e ardhur enkas në Prishtinë për ta marrë titullin në emër të tij, e bija e Lordit Ashdown, zonja Katherine Theurel.

 

Le të përkujtojmë gjithmonë dëshmorët dhe heronjtë e atdheut tonë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM