Build Skills with our trainings

Sign up now!

MINT do t’i subvencionojë ndërmarrjet me 1 mil. € për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese

Qer 12, 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), fton Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) të aplikojnë për përkrahje financiare përmes shpalljes së thirrjes publike për subvencionim për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.

Përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA kap vlerën totale prej 1,000,000.00€ (një milion euro) dhe ka për qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar përmes rritjes së kapaciteteve prodhuese të Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVNM), rritjen e investimeve, rritjen e eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

 
Granti do të ndahet në tri lot-e, si në vijim:

Loti 1 – Ndërmarrjet Mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë)

Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400,000.00€

 

Loti 2 – Ndërmarrjet e Vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë)

Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 400,000.00€

 

Loti 3 – Ndërmarrjet e Mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë)

Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 200,000.00€

Po ashtu një Ndërmarrje Mikro, me të punësuar deri në 9 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 20 mijë euro; Ndërmarrjet e Vogla, me të punësuar deri 49 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 35 mijë euro dhe Ndërmarrjet e Mesme, deri 249 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 50 mijë euro. 

Njoftimi për thirrje publike, udhëzuesit dhe mënyra e aplikimit janë të publikuara në ueb-faqen e MINT-it dhe të KIESA-së: https://mint.rks-gov.net/ 

http://kiesa.rks-gov.net/ 

Informata shtesë mund të merren përmes email adresës: sme.kiesa@rks-gov.net, jo më vonë se pesë (5) ditë para mbylljes së thirrjes publike.

Aplikimi bëhet përmes email adresës: nvm.kiesa@rks-gov.net.
Afati për dorëzimin e aplikacionit dhe dokumenteve përcjellëse është deri me datën 29.06.2023, në ora 16:00, thuhet në komunikatën për media e MINT-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM