Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it, diskutojnë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Qer 13, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Besnik Bislimi takuan sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Në takim u diskutua për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe masave të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi që është i gatshëm për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë në Bruksel ku do të diskutohej një sekuencim i drejtë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës i zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Ai i informoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e pranishëm për bisedën që ka pasur dje me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe me propozimin pesë pikësh për depërshkallëzim të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit.

Ky propozim përfshin:

-përmbushjen e ndjekjes penale dhe gjykimit e kriminelëve që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët;

-ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të grupeve të dhunshme kundër institucioneve legjitime në raport me të cilën do të mund të bëhej zvogëlimin i prezencës së Policisë në objektet komunale;

-vlerësimet e përbashkëta të sigurisë në mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it çdo pesëmbëdhjetë ditë për të garantuar një ambient të siguritë për të gjithë;

-koordinimin ndërmjet Qeverisë dhe të gjithë akterëve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, të cila duhet të organizohen në një atmosferë të lirë, demokratike dhe të papenguar liberale

-rikthimin e menjëhershëm në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ky i fundit siguron një plan të sekuencimit të drejtë dhe të balancuar të zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM