Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: E drejta për fëmijëri në mirëqenie, është e drejtë e secilit fëmijë 

Qer 13, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dënon ashpër rastin e publikuar për sjellje të pahijshme ndaj një nxënëse në një shkollë të Deçanit.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se pret që organet e drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me prioritet dhe të merren masat e duhura, është obligim i të gjithë neve që të sigurojmë ambiente të sigurta për fëmijët. E drejta për fëmijëri në mirëqenie, është e drejtë e secilit fëmijë.

 

Në mënyrë që të shmangen situata të tilla, si Ministre, në vitin 2021 kam dërguar 3 propozime në Ministrinë e Drejtësisë që të përfshihen në Kodin penal.

 

Propozimet kanë qenë:

 

1.Ashpërsimi i dënimit për rastet e ngacmimit seksual ndaj fëmijëve,

 

2.Kualifikimi kësaj vepre penale në një paragraf të veçantë duke saktësuar kryerjen e kësaj vepre ndaj fëmijëve,

 

3.Aplikimi i dënimit plotësues me të cilin ndalohet ushtrimi i profesionit që lidhet me punën e fëmijëve ndaj kryerësve të veprave të tilla.

 

Përderisa pika e 3 është marrë parasysh dhe është përfshi në Kod penal, pres që edhe 2 propozimet tjera të gjejnë mbështetje në Kuvend.

 

Disa nga veprimet që i kemi ndërmarrë si Ministri janë: themelimi i Forumit Nacional për shkollat miqësore “Rritemi bashkë”- forum këshilldhënës e mobilizues për zbatimin e politikave për mbrojtje të fëmijës dhe parandalimit të dhunës në shkolla.

 

Kemi realizuar fushatën njëmujore kundër dhunës në shkolla me moton ‘Së bashku për Shkollën Miqësore’.

 

Po ashtu, kemi organizuar forume diskutimesh në nivel komunash e shkollash për të prezantuar politikat kundër dhunës dhe kemi realizuar seanca kundër trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore.

 

Vlerësoj se duhet konsensus i përgjithshëm në mënyrë që, raste të tilla të mos përsëriten.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM