Në pyetjen tonë nëse prodhuesi “Eli Lilly and Company” është në dijeni për përmbajtjen e kësaj shkrese/dëshmie të ofruar nga “Pharma Leader”, përgjigjja është se as prodhuesi nuk është në dijeni të ekzistimit të një shkrese të tillë që kompania e ka prezantuar si dëshmi në Ministrinë e Shëndetësisë.Pra, bazuar në këtë korrespodencë të verifikimit të dëshmive të prezantuara, operatori ekonomik “Pharma Leader”, dyshohet se ka ofruar dokument të falsifikuar gjë që konsiderohet vepër penale. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 390, është e përcaktuar vepra penale: -Falsifikimi i dokumenteve: Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet.Verifikimin për vërtetësinë ose jo të këtij dokumenti të pretenduar, si Ministri e Shëndetësisë e kemi pranuar dje, me datë 12 qershor 2023, pas përfundimit të orarit administrativ. Përgjigjja ka ardhur nga Zv/Drejtori Gjeneral Administrativ i firmës “Pharma Trade” me seli në Maqedoninë e Veriut.Kjo vë në dyshim edhe të gjitha dokumentet e prezantuara deri më tani nga kompania në fjalë. Me këto të dhëna janë marrë vendimet në gjykata, në OShP dhe aq më shumë, janë bërë hetime në Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Themelore.Çdo herë kemi bërë thirrje për regjistrim të AM të insulinave të pretenduara. Dhe, nuk e kemi kuptuar se pse kemi hasur në rezistencë.Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ka bërë dhe bën thirrje tek të gjitha kompanitë që t’i regjistrojnë produktet dhe të pajisen me Autorizim Marketing si garancion i cilësisë si dhe garancion i kompanive prodhuese çdo herë në shërbim të ruajtjes së shëndetit publik.Sidomos në këtë rast ku është mirë që të gjitha kompanitë prodhuese të insulinave të regjistrojnë produktet e tyre në Republikën e Kosovës për një produkt që sa ëshjtë i rëndësishëm, aq është edhe jetik për pëcientët të cilët janë të varur nga insulina.Tani po bëhet e qartë. Kompania në fjalë nuk kanë dashur të aplikojnë për AM sepse nuk kanë mundur. Sepse nuk kanë pasur lejen nga prodhuesi amerikan.Pyetja që shtrohet këtu është se nga do t’i merrnin insulinat kur nuk kanë pasur leje për t’i marrë ato amerikane? Produkte fallco? Kontrabantë apo çfarë? Kjo duhet kuptuar dhe sqaruar sa më parë.Sot, në mëngjes, këto prova menjëherë i kemi proceduar tek organet kompetente për hetime të mëtutjeshme. Një kopje e shkresës është dorëzuar edhe fizikisht në Policinë e Kosovës. Që të gjitha shkresat elektronike tashmë i kanë organet e sigurisë, si prova ky dyshohet për vepër penale siç është falsifikimi i dokumentit me qëllim të përfitimeve të jashtëligjshme. Por, jo vetëm kaq. Potenciali i dëmtimit të shëndetit publik dhe shumë probleme të tjera të shkakuara gjatë kësaj periudhe.




Kush dhe pse po i thotë “jo” shkollimit?
Erlida Mulaku Braktisja e shkollës nga moshat e reja, është bërë dukuri shqetësuese në Kosovë. Ndonëse arsimi është i...



