Build Skills with our trainings

Sign up now!

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e PK-së, organizon dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarë të Policisë

Qer 14, 2023

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, ka organizuar dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK). Dhurimi i gjakut nga pjesëtarë të njësive speciale të PK-së, është realizuar sot në mes ditë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.

Policia e Kosovës, ashtu si edhe në të kaluarën i është përgjigjur iniciativës së shënimit të kësaj dite, duke dhuruar gjak të bindur se dhurimi i gjakut është shembull human dhe mund të jetë edhe akt i shpëtimit të jetës.

Policia do të vazhdojë, pos aktiviteteve për të siguruar dhe ruajtur rendin dhe qetësinë publike dhe funksionimin e sistemit shtetëror të vendit edhe me aktivitete tjera si ky i sotëm në të mirë të qytetarëve të vendit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM