Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet personi në kërkim edhe dy persona tjerë që e ndihmuan, iu gjendet sasi e drogës dhe dëshmi tjera

Qer 14, 2023

Pas një bashkërendimi profesional të punëve policore, hetuesit e antidrogës në Gjilan, ndihmuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme dhe antidroga e Ferizajt është bërë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar me iniciale (B. A.).

Personi i lartcekur me iniciale, i cili kishte edhe fletë arrest ndodhej në automjet edhe me dy (2) persona tjerë në parkingun e një moteli në Gjilan. Pas paralajmërimit/prezantimit nga Policia, vozitësi ka tentuar t’i jap vrull automjetit dhe i ka mbyllur dyert duke rrezikuar zyrtarët policor.

I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit

Pas veprimeve aktive policore është arrit të futet nën kontroll i dyshuari në kërkim dhe gjatë kontrollit në automjet janë sekuestruar edhe provat/dëshmitë materiale si në vijim:

A1. Një peshore elektronike

A2. Para të gatshme (70) euro

A3. Substancë narkotike e dyshuar si kokainë (5 gr.)

A4. Substancë narkotike e dyshuar si marihuanë (1.5 gr.)

A5. Telefon mobil – IPHONE

A.6. Telefon mobil- IPHONE X

A.7 Vetura Golf V me targa vendore

Në konsultim me prokurorin kompetent pas intervistimit tre (3) personat e dyshuar ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM