Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci mban takim me drejtorët komunal, diskutojnë për çështje të rëndësishme në fushën arsimit

Qer 14, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka mbajtur takim me drejtorët komunal të arsimit ku kanë diskutuar në lidhje me shumë çështje të rëndësishme në fushën arsimit.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se i ka informuar për Draftrregulloren për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta. Ky dokument tashmë është finalizuar dhe do të dërgohet për shqyrtim paraprak e më pas në procedurat e shqyrtimit publik dhe për Udhëzimet administrative të cilat në proces.

 

Me qëllim të adresimit të tepricës teknologjike, diskutuam për rikualifikimin e mësimdhënësve. Po ashtu për tekstet shkollore, përgatitjet dhe shpërndarjen e tyre në shkolla ku tashmë komunave u është përcjellë Katalogu për tekstet e klasës 1-5. Presim që aktivet profesionale të bëjnë zgjedhjen e duhur.

 

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe procesi i zgjedhjes së Këshillave të Prindërve në të gjitha nivelet(shkollë-komunë-MASHTI)digjitalizimi i shkollave, buxheti dhe donacionet për ndërtimin e çerdheve, përgatitjet për organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë.

 

Drejtorët e DKA-ve i informova edhe sa i përket Rrjetëzimit të shkollave-analiza e gjendjes dhe veprimet bazuar në UA, 10/2023. Së shpejti do ta kemi takime të përbashkëta ku do të adresojmë çështjen e uljes së numrit të nxënësve në shkolla ku si pasojë, shumë mësimdhënës mund të mbesin pa norma.

 

Si Ministri, vitin e kaluar kemi ruajtur normat për 1600 mësimdhënës që u rrezikoheshin vendet e punës dhe do të punojmë bashkë me komunat për politikat që qojnë tek përmirësimi i cilësisë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM