Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, bën të ditur se u lansua ‘Platforma Gjithëpërfshirëse për Ndërmarrësinë e Grave’ e cila është një iniciativë që do të mbështesë dhe fuqizojë gratë ndërmarrëse dhe bizneset e udhëhequra nga gratë e të gjitha komunitetet etnike në Kosovë.
Platforma synon të krijojë një ekosistem mbështetës për gratë ndërmarrëse në Kosovë, përmes zhvillimit të një mjedisi më të qëndrueshëm e të bërë biznes, aftësimit profesional, ngritje kapacitetesh, rrjetizim, shkëmbim përvojash dhe qasje në burime që do t’i ndihmojnë dhe rrisin bizneset e tyre.
Iniciativa është një bashkëpunim në mes të Aktivitetit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës Ekonomik (IEEA), i financuar nga USAID Kosovo i zbatuar nga Fondi për Zhvillimin Komunitar Community Development Fund – CDF dhe Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, thuhet në komunikatën për media e Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7.




