Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot në Selinë e NATO-s në Bruksel janë duke zhvilluar takimin e radhës në kuadër të Grupit të Kontaktit në Mbrojtje të Ukrainës, i cili drejtohet nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se gjatë këtij takimi edhe një herë kemi rikonfirmuar mbështetjen tonë pë Ukrainën dh përkushtimin për ruajtjen e paqes në rajon dhe më gjerë. Në margjina të kësaj ngjarje kanë takuar edhe homologët tanë nga vende të ndryshme si dhe janë takuar me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin ndër tjera kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.
Republika e Kosovës është krahë për krahë me mbi 50 shtete të cilat mbështesin Ukrainën në të drejtën e saj të patjetërsueshme.






