Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se është aprovuar rregullorja për hartimin e projekteve të konservimit/restaurimit dhe aktiviteteteve konservuese të trashëgimisë kulturore.
Përmes kësaj rregullore përcaktohen kriteret teknike dhe profesionale për hartimin e projekteve të konservimit, duke përcaktuar ato sipas llojit të ndërhyrjeve, sipas kategorisë dhe kompleksitetit të masave dhe ndërhyrjeve. Kjo me qëllim të ngritjes së cilësisë së projekteve të konservimit.
Pas rregulloreve për inventarizim, vlerësim, mbrojtje, kritereve për licencim, e kushteve për kërkime arkeologjike e ruajtje të trashëgimise së luajtshme, kjo rregullore e radhës plotëson bazën ligjore e profesionale, duke mundësuar që projektet e konservimit të hartohen në përputhje të standardeve profesionale ndërkombëtare, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Rregullorja të cilën e gjeni të bashkangjitur në këtë link: https://shorturl.at/dfqH1 do të shërbejë për të gjithë punonjësit profesional në fushën e trashëgimisë kulturore.






