Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nurboja dhe Bossu diskutojnë për bashkëpunimin mes BQK-së dhe FMN-së për projekte të ndryshme

Qer 15, 2023

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja së bashku me U.D të zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur Misionin e FMN-së që po qëndron në Kosovë dhe që po udhëhiqet nga Wouter Bossu, shef i Misionit të FMN-së për vlerësimin e masave mbrojtëse.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në sektorin financiar dhe bashkëpunimin mes BQK-së dhe FMN-së për projekte të ndryshme.

U.D. Guvernatori Nurboja ka falënderuar FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme për BQK-në dhe për Kosovën në përgjithësi.

“Meqenëse, procesi i vlerësimit të masave mbrojtëse të BQK-së nga FMN-ja është mjaft i rëndësishëm për institucionin tonë, BQK-ja në vazhdimësi i ka trajtuar dhe do t’i trajtojë me prioritet të lartë të gjitha rekomandimet e dala nga Vlerësimi i Masave Mbrojtëse”, ka thënë Nurboja.

Vizita e Misionit të FMN-së vjen pas aprovimit të kërkesës së Kosovës për programet (SBA-Stand-By Arrangement dhe RSF-Resilience and Sustainability Facility) nga Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në muajin maj të këtij viti, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM